| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e delegacionit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë

Me ftesë të Kryetares së Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Znj. Shpresa BEÇAJ, një delegacion i Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj gjykate, Z. Hasan GERÇEKER, dhe i shoqëruar nga Znj. Lale GÜRÜN, Kryetare e Departamentit të16-të Drejtësisë, Z. Yüksel AYDIN, Kryetar i Departamentit të 1-rë të Drejtësisë, Z. Levent YAVUZ anëtar i Departamentit të 11-të të Drejtësisë dhe Z. Salih KOCALAR, Sekretar i Përgjithshëm, po zhvillon në Shqipëri një vizitë pune disa ditore.

Në kuadër të kësaj vizite, sot delegacioni turk është pritur edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Vladimir Kristo. Gjatë takimit, Kryetari Kristo bëri një paraqitje të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe u njoh me aspektet më kryesore të funksionimit dhe veprimtarisë së Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë. Po ashtu, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nënvizoi nevojën e thellimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit institucional me Gjykatën Kushtetuese të Turqisë, gjë qe gjeti mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Turqisë për të dhënë kontributin e tij në këtë drejtim. 
 

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.