| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e delegacionit të Republikës së San Marinos në Gjykatën Kushtetuese, 18 janar 2016

Në datën 18 janar Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, priti një delegacion nga Republika e San Marinos, i cili po zhvillon një vizitë pune pranë Gjykatës së Lartë. Delegacioni përbëhej nga znj. Valeria Pierfelici, Kryetare e Gjykatës së Lartë të Republikës së San Marinos, dhe z. Giancarlo Venturini, ministër i Drejtësisë dhe i Punëve të Brendshme.
Delegacioni shoqërohej nga ambasadori i Republikës së San Marinos në Shqipëri, z. Giuseppe della Balda.
Gjatë takimit zoti Dedja bëri një përshkrim të detajuar të funksionimit dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke nënvizuar të përbashkëtat dhe veçantit e gjykimit kushtetues.
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.