Vizitë e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi në Shqipëri, 21-23 tetor 2015
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në datat 21-23 tetor 2015, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, i përbërë nga kryetarja e kësaj gjykate, znj. Desanka Lopičić, dhe gjyqtarët, z..Dragoljub Drašković dhe znj. Mevlida Muratović, bëri një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni u prit nga Kryetari i kësaj gjykate, zoti Bashkim Dedja, në zyrën e tij. Më pas delegacioni u takua me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese në ambientet e gjykatës, ku zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë “Impakti i vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut mbi veprimtarinë e gjykatave kushtetuese”.
Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri delegacioni u prit në një takim zyrtar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori.