| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, në datat 16 – 18 qershor 2011, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, i përbërë nga Z. Miroslav Mozetic, Zëvendëskryetar, Dr. Etelka Korpic – Horvat, Znj. Jasna Pogacar, Gjyqtare, Z. Ivan Bišcak, Drejtor, dhe Z. Martin Berishaj – Përkthyes, zhvilloi një vizitë studimore në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj vizite, në datën 16 qershor 2011, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë u prit në një takim zyrtar në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i kësaj gjykate, Z. Bashkim Dedja. Në vazhdim, delegacioni Slloven zhvilloi një takim zyrtar edhe me Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Znj. Shpresa Beçaj.

Në datën 17 qershor 2011, u zhvillua një takim pune midis gjyqtarëve kushtetues të të dyja gjykatave, i cili u fokusua mbi temën: “Ndikimi i jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut mbi jurisprudencën e Gjykatave Kushtetuese respektive, si dhe konstatimi i cenimit të procesit të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësor.”

Në vazhdim, delegacioni u pritet në një takim zyrtar nga Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Jozefina Topalli.

Për nder të delegacionit nga Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, shtroi një darkë zyrtare në të cilën ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, SH.T.Z. Bojan Betoncel.

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.