| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e një delegacioni të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Në datën 13 dhjetor zhvilloi një vizitë në Gjykatën Kushtetuese një delegacion i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, në kuadrin e një vizite monitorimi në Shqipëri. Delegacioni, i përbërë nga  dy bashkë-raportues, z. Zdenek Broz (Republika Çeke/ Grupi Konservator dhe Reformator Evropian) dhe z.Ake Svensson (Suedi/ Grupi Socialist i Kongresit), u prit nga Kryetari, z.Bashkim Dedja, dhe nga znj. Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës.
 
Qëllimi i vizitës së delegacionit ishte sigurimi i një informacioni sa më të përshtatshëm lidhur me perceptimin e Kartës Evropiane të  Autonomisë Vendore në sistemin ligjor vendas.
 
Gjatë takimit, z. Dedja i njohu raportuesit me rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e konflikteve midis pushtetit qendror dhe lokal si dhe në lidhje më vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve normative të dy pushteteve. Në përgjigje të interesimit të anëtarëve të delegacionit z. Dedja sqaroi dhe format e ankimit të individëve në Gjykatën Kushtetuese, si dhe mënyrat e ushtrimit të kontrollit ndaj akteve administrative nga institucione të tjera si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo Prefekti.
 
Znj. Vitore Tusha i informoi më konkretisht raportuesit mbi disa çështje që janë shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese vitet e fundit, të cilat kanë pasur si objekt trajtimin e ankesave të individëve ndaj akteve të administratës apo konfliktet midis organeve të pushtetit lokal dhe atij qendror. Gjithashtu raportuesit u informuan edhe mbi disa botime të Gjykatës Kushtetuese ku janë publikuar vendime me interes për temën e raportimit.
 
Raporti i monitorimit, si dhe një draft-rekomandimi për Shqipërinë, do të paraqiten në një nga Sesionet Plenare të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në vitin 2013.

 

 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.