| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë në Gjykatën Kushtetuese e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Republikën e Shqipërisë

Në datën 27 maj 2014, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Shqipërisë, Sh.T. Z. Hidayet Bayraktar. Në këtë takim, Ambasadori i Republikës së Turqisë shoqërohej edhe nga Z. Sinan Cem Bas, këshilltar në Ambasadë.
 
Kryetari Dedja e njohu Ambasadorin me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit dypalësh që ekzistojnë mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.
 
Ambasadori afroi mbeshtetjen e tij nepermjet programeve te TIKA-s persa i perket projekteve te kesaj gjykate që lidhen me permiresimin e sistemit te informatizimit.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.