| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë në Gjykatën Kushtetuese e Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim në zyrën e tij Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, z.Nils Muižnieks, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë takimit, biseda u fokusua mbi sfidat që dalin përpara  Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e respektimit të të drejtave të njeriut, në përputhje me standardet e vendosura tashmë nga Gjykata e Strasburgut, si dhe mbi domosdoshmërinë e amendimit të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në funksion të përmirësimit të veprimtarisë së këtij institucioni. Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan mbi problematikën dhe mjetet efektive ligjore për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.