| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë në Gjykatën Kushtetuese e një grupi deputetësh të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Legjislacionin, po zhvillon në Shqipëri një vizitë dyditore gjatë së cilës janë parashikuar takime me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar.

Në kuadër të kësaj vizite, sot, delegacioni kosovar është pritur në ambjentet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nga dy prej anëtarëve të kësaj gjykate, Dr. Vladimir Kristo dhe Z. Sokol Berberi.

Pasi u uruan mirëseardhjen anëtarëve të delegacionit kosovar, duke nënvizuar angazhimin institucional për rritjen, forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, anëtarët e gjykatës bënë një prezantim të shkurtër të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që prej krijimit të saj në vitin 1992.

Nga kryetari i delegacionit kosovar Z.Arben Gashi u bë një paraqitje e veprimtarisë që kryen Komisioni Parlamentar për Legjislacionin, duke u fokusuar në  propozimet për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës si dhe në procesin e reformave kushtetuese dhe ligjore që po ndërmerren aktualisht në Kosovë.
Në përfundim të takimit, anëtarët e delegacionit kosovar u njohën me ambjentet e Gjykatës Kushtetuese si dhe bënë foto në sallën ku zhvillohen seancat gjyqësore.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.