Me ftesë të Shoqatës së Juristëve amerikanë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Dr. Vladimir Kristo, u nis sot për një vizitë zyrtare në SHBA. Gjatë ditëve të qëndrimit delegacioni do të pritet në Gjykatën Supreme të SHBA-së.