| Bookmark and Share

Njoftime të vitit 2015

Rezultate 1 - 10 / 21
23.12.2015
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në çështjen me: KËRKUES: SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT OBJEKTI: Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
11.12.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me: Kërkues: Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike). Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Deputeti Koço Kokëdhima Objekti: 1. Kundërshtimi i vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimi i antikushtetutshmërisë së këtij vendimi. 2. Konstatimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z. Koço Kokëdhima. 3. Interpretimi i nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
10.12.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 10.12.2015, shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Gjykata e Apelit Vlorë. Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave. Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me nenet 7, 17/1, 135/1, dhe 145/1 të Kushtetutës, të nenit 55/2 të Kodit Penal, shtuar me Ligjin nr.144/2013, si dhe të nenit 278, të Kodit Penal, ndryshuar me Ligjin nr.144/2013, dhe me Ligjin nr.98/2014.
09.12.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 09.12.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me pale: Kërkues: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Ministria e Drejtësisë; Objekti: Shfuqizimi si antikushtetues i pjesës së fundit të fjalisë së parë të nenit 458 të Kodit të Procedurës Civile, ku disponohet “gjykata që ka dhënë vendimin’’
10.11.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 10.11.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me: Kërkues: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Safet Sulaj
02.11.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 29.10.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me: Kërkues: Avokati i Popullit Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
22.09.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me subjekte të interesuara Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i pjesës së fundit të fjalisë së parë të nenit 458 të Kodit të Procedurës Civile, ku disponohet “gjykata që ka dhënë vendimin””.
01.07.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me datën 30.06.2015, shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Tom Doshi. Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Prokuroria e Përgjithshme
25.06.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.06.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me: Kërkuese: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Subjekt i Interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Me objekt: Kontrolli i kushtetutëshmërisë së nenit 23 të ligjit nr.8663, date 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonzh nën 20NT.
24.06.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 24.06.2015, shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Gjykata e Lartë. Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave; Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Rezultate 1 - 10 / 21

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.