| Bookmark and Share

25 Nëntor 2009

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim sot, datë 25.11.2009 kërkesën e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë për pezullimin e zbatimit të dispozitave:
“... pikës 1 dhe 2 të nenit 2, nenit 3 dhe nenit 4 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil” përsa përfshijnë në fushën e zbatimit të tyre funksionarët publikë vijues: Kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave të apelit e të shkallës së parë; të nenit 6 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil” përsa përfshijnë në fushën e zbatimit të tij institucionet kushtetuese të pavarura vijuese: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe gjyqtarët e gjykatës së apelit dhe të shkallës së parë ”

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, duke çmuar se zbatimi i menjëhershëm i dispozitave të ligjit objekt shqyrtimi, mund të sjellë pasoja të pariparueshme për institucionet gjyqësore vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të nenit 2, pika 1 dhe 2, nenit 3, 4 dhe 6 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil”, përsa i përket pikave 17 dhe 19 të lidhjes nr. 2, bashkëlidhur ligjit, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.