| Bookmark and Share

Gjykata Kushtetuese hap faqen në rrjetin social “Facebook” (Meta)

Me qëllim rritjen e transparencës, në kuadër edhe të një qasjeje më të lehtë të qytetarëve dhe medias në aksesimin e informacionit në lidhje me veprimtarinë dhe funksionalitetin e saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka hapur faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” (Meta).

Nëpërmjet kësaj faqeje, Gjykata synon të hapë një dritare të re komunikimi me publikun e gjerë, pas hapjes së llogarive zyrtare në rrjetet sociale “Twitter” (X) dhe “LinkedIn” në vitin 2021.

Për t’u informuar më nga afër për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e saj më të rëndësishme, të gjithë të interesuarit mund të ndjekin faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese në “Facebook” (Meta), në adresën:

https://www.facebook.com/profile.php?id=61553216353531

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.