Në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u zhvillua sot faza finale e konkursit kombëtar “Gjyqi simulues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri X”.
Ky konkurs zhvillohet në kuadër të projektit që Qendra Europiane dhe Civil Rights Defenders po realizojnë për të dhjetin vit radhazi duke pasur si synim familjarizimin e studentëve të së drejtës me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Panelin e gjyqtarëve të këtij gjyqi simulues me studentët e kryesoi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj.