| Bookmark and Share

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me subjekte të interesuara Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, me objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit " nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit", parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit "... i së njëjtës gjykatë", parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr.35/2017.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.