| Bookmark and Share

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se janë paraqitur dhe janë në shqyrtim 2 kërkesa nga Gjykatat e Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe Vlorë, me objekt shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 186, 298 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në pjesët që parashikojnë dy dënime kryesore.


 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.