| Bookmark and Share

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me subjekte të interesuar: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave, dhe me objekt: “Deklarimi i kushtetutshmërisë së fjalisë së dytë, të paragrafit të pestë të nenit 610 të Kodit të Procedurës Civile “Kur titulli ekzekutiv është një akt për dhënien e kredive  nga institucionet financiare jobankare dhe gjykata ka vendosur pezullimi e ekzekutimit të vendimit, masa e pezullimit konsiderohet si e rënë nga fuqia me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit të pezullimit”. 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.