| Bookmark and Share

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 25.06.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkuese: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Subjekt i Interesuar:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Me objekt:      Kontrolli i kushtetutëshmërisë së nenit 23 të ligjit nr.8663, date 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja si dhe parashtrimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 25.06.2015, bazuar në nenet 131, 134 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, njëzëri.
 
VENDOSI:

- Pranimin e kërkesës.
- Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 23 të ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”. 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.