NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 29.10.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Avokati i Popullit
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Objekti: Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i paragrafit të dytë të nenit 17 të ligjit nr.183/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, të ndryshuar”.
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, bazuar në nenet 131, 134 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
- Rrëzimin e kërkesës.