| Bookmark and Share

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 14.09.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
 
Kërkues:   Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
Subjekte të interesuara:   Një e dhjeta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Deputeti Rakip Suli
 
Objekti:  Konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Rakip Suli
 
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të neneve 70 dhe 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
 
VENDOSI:

- Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.