| Bookmark and Share

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë sot më datën 07.11.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues:  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
 
Subjekt i interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

Me Objekt : Shfuqizimin si antikushtetues i nenit 24/1 dhe nenit 28/1 te Ligjit Nr 8663 date   18.09.2000 Per rregjistrimin, klasifikimin, menyren e perdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nen 20NT

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe parashtrimet e subjektit të interesuar, në mbështetje të neneve 81/2/d, 145/2 te Kushtetutës, si dhe të nenit 68 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
 
V E N D O S I:
 
- Pranimin e kërkesës.
- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikes se Shqiperise të neneve 24/1 dhe 28/1 të ligjit nr. 8663 date 18.09.2000 “Per rregjistrimin, klasifikimin, menyren e perdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nen 20 NT”.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.