| Bookmark and Share

NJOFTIM PËR SHTYP

Duke marrë shkas nga publikimi në Gazetën Shqiptare dhe në Gazetën SHQIP të disa artikujve, të cilët i janë referuar një Raporti të publikuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, sipas të cilit  nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare tre vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që i përkasin vitit 2011, sqarojmë se:

Nga dokumentacioni i Drejtorisë Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, si dhe pas konsultimit të Fletoreve Zyrtare dhe faqes zyrtare të Qendrës së Publikimeve Zyrtare,  rezulton se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me numër 5, 6 dhe 7 të vitit 2011, që përmenden në Raportin e Qendrës për Çështje të Informimit Publik, janë të publikuara në Fletoren Zyrtare Nr.24, datë 23 mars 2011.
 
Për sa më sipër, tërheqim vëmendjen dhe kërkojmë nga mediat që të jenë më të kujdesshme në publikimin e të  dhënave që kanë të bëjnë më veprimtarinë e institucioneve, në këtë rast me veprimtarinë dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese.



 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.