Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot më 20 shkurt 2023 raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar nga ligji , Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit.