| Bookmark and Share

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese në webinarin me temë: “E tashmja dhe e ardhmja e sistemeve të inteligjencës artificiale në gjyqësor”, 17 nëntor 2023.

Znj. Elsa Toska, gjyqtare dhe përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese në Rrjetin e Gjykatave Supreme (SCN) – forum i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, mori sot pjesë në takimin online me temë: “ E tashmja dhe e ardhmja e sistemeve të inteligjencës artificiale në gjyqësor ”.

Në këtë aktivitet u prezantuan edhe tema të tjera si: “Strategjia e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian për Inteligjencën Artificiale”, “Nevoja dhe mundësia për sistemet e inteligjencës artificiale në sistemet gjyqësore”, “Konventa (kuadër) e Këshillit të Europës për Inteligjentcën Artificiale” etj.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.