Në datën 4 nëntor 2024, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, në bashkëpunim me Qendrën AIRE dhe Ambasadën Britanike në Podgoricë, organizoi një veprimtari festive në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të saj. Në këtë aktivitet, i cili u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, znj. Snezana Armenko, merrnin pjesë Presidenti i Malit të Zi, z. Jakov Milatovic, Zv. Kryetarja e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Ivana Jelic, ish Kryetarët e gjykatave kushtetuese të Malit të zi dhe Bosnjes dhe Hercegovinës, si dhe përfaqësues nga gjykatat kushtetuese të rajonit.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua në këtë veprimtari nga gjyqtarët Sandër Beci dhe Gent Ibrahimi.