| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në takimin e 21-të të Këshillit Mikst për Drejtësinë Kushtetuese, 14 – 15 nëntor 2024.

Me ftesë të Komisionit Europian për Demokraci nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga znj. Marjana Semini, gjyqtare, dhe znj. Ela Elezi, këshilltare ligjore dhe nëpunëse ndërlidhëse e Forumit të Komisionit të Venecias, mori pjesë në takimin e 21-të të Këshillit Mikst për Drejtësinë Kushtetuese, i cili u parapri nga një konferencë ndërkombëtare e nivelit të lartë me temë “Respektimi i vendimeve të Gjykatave Kushtetuese”.

Veprimtaritë u organizuan me bashkëpunimin e Komisionit të Venecias, Gjykatës Kushtetuese të Armenisë dhe Departamentit për Implementimin e të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Standardeve të Bashkëpunimit Ligjor të Departamentit të Përgjithshëm të të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit të së Drejtës të Këshillit të Europës dhe u zhvilluan në Erevan, Armeni, në datat 14 – 15 nëntor 2024.

20 20

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.