| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese në Takimin e nën-komisionin për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, 4 – 5 korrik 2024

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Takimin e Nën-komisionit për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, i cili organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe i dedikohet ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të rëndësisë së veçantë që mbart kjo çështje.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të strukturave të ndryshme pranë GJEDNJ-së, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, duke evidentuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga neni 46 i Konventës, u shpreh se: “Efikasiteti i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet vlerësuar me vëmendje, me qëllim garantimin e rolit qe kjo gjykate ka në afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për ta bërë vendimmarrjen e saj gjithnjë e më të vlefshme për mbështetjen e juridiksioneve të brendshme të vendeve anëtare.

7 7

05 05

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.