| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Përfaqësuesin Rezident të Fondacionit Konrad Adenauer

Sot, në datën 03.04.2024, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, priti në një takim kortezie në ambientet e kësaj Gjykate, Dr. Thomas Kunze, Përfaqësues Rezident i Zyrës në Shqipëri, Fondacioni Konrad Adenauer.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj, pasi e uroi z. Kunze për detyrën e re, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e saj për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm me këtë Fondacion, duke evidentuar edhe disa prej aktiviteteve më të spikatura me të cilat është konkretizuar ky bashkëpunim. Nga ana e tij, z. Kunze shprehu gatishmërinë për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi dhe mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese në veprimtarinë e saj të rendësishme.

Në vijim, u diskutua edhe lidhur me modalitetet e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, si në fushën e publikimeve që lidhen me jurisprudencën kushtetuese, ashtu edhe në organizimin e seminareve dhe tryezave me qëllim ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe ideve me ekspertë të fushës vendas dhe të huaj.

 

03 03

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.