| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Shqipërisë, 16 shtator 2024

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Shqipërisë, Sh.T.Znj. Kato Kikuko, e cila shoqërohej në këtë takim nga Zëvendësambasadori, z. Fujimura Daisuke.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj bëri një përmbledhje të shkurtër të programeve të bashkëpunimit dhe partneritetit të implementuara me disa prej përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë, si dhe evidentoi nevojat më aktuale të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana e saj Ambasadorja Kato u shpreh se Japonia promovon ruajtjen dhe forcimin e një rendi ndërkombëtar të lirë dhe të hapur që bazohet në parimin e sundimit të ligjit. Ambasadorja përmendi disa prej programeve të bashkëpunimit të implementuara në kuadër të JICA (Japan International Cooperation Agency), duke ofruar mundësinë e eksplorimit të mekanizmave për vendosjen e bashkëpunimit edhe me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, në funksion të rritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve institucionale.

16 16

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.