| Bookmark and Share

Takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Shqipërisë, 20 nëntor 2020.

Zonja Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, priti sot në një takim, në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Saj, zonjën Guusje Korthals Altes, e shoqëruar në këtë takim nga z. Hemion Braho, ekspert për çështjet ligjore në këtë ambasadë.

Gjatë takimit u diskutua rreth situatës aktuale në Gjykatën Kushtetuese dhe rëndësisë së ri-ngritjes dhe ribërjes funksionale të kësaj gjykate për të përmbushur misionin e saj kushtetues në mbrojtje të demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kontekst u bisedua edhe rreth ecurisë së procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e saj, zonja Ambasadore vlerësoi vijueshmërinë e reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri si një domosdoshmëri për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të mëtejshëm dhe konkret me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.