| Bookmark and Share

Tryezë e përbashkët diskutimesh mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, 10 nëntor 2023

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri organizoi një tryezë të përbashkët diskutimesh me Gjykatën e Lartë me temë: “Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor – mbi zbatimin e disa standardeve të procesit të rregullt ligjor”.

Në këtë aktivitet morën pjesë trupat e gjyqtarëve të të dyja gjykatave, këshilltarë ligjorë dhe staf administrativ nga secila prej tyre, si dhe përfaqësues të Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Organizimi i kësaj tryeze vjen në vijim edhe të takimeve të mëparshme të këtij lloji, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy gjykatave, si dhe shkëmbimin e mendimeve në funksion të rritjes së aksesit të individëve dhe përmirësimit të veprimtarisë vendimmarrëse.

Aktiviteti i përbashkët u hap me fjalët përshëndetëse të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, z, Sokol Sadushi, si dhe të Kreut në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Bruce G. Burton.

Më pas punimet e tryezës u zhvilluan në tri sesione, gjatë të cilave pati referime dhe diskutime nga gjyqtarët e të dyja gjykatave. Temat e trajuara gjatë sesioneve u fokusuan mbi:

- Standardin e Gjykatës sëcaktuar me ligj nëaspektin e kompetencës dhe rolin e Gjykatës sëLartësi gjykatëe ligjit dhe hapësira e kontrollit të Gjykatës Kushtetuese, si garante e Kushtetutës. Vlerësimi i ndryshëm i provave dhe fakteve të administruara nga gjykatat më të ulëta” – prezantues dhe moderatorë znj. Fiona Papajorgji, Gjykata Kushtetuese dhe z. Sokol Sadushi, Gjykata e Lartë;

- “Gjykimin brenda një afati të arsyeshëm dhe kërkesat për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Qasja e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës Kushtetuese, efektet dhe zbatimi praktik” – prezantues dhe moderatorë znj. Holta Zaçaj, Gjykata Kushtetuese dhe znj. Margarita Buhali, Gjykata e Lartë;

- Procedurat e njoftimit të seancës gjyqësore dhe vendimit nga Gjykata e Lartë me qëllim garantimin e njoftimeve efektive” – prezantues dhe moderatorë znj. Marsida Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese, z. Ilir Panda dhe z. Sandër Simoni, Gjykata e Lartë.

10 10 10

  11 11

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.