| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Saj Zonjës Yuri Kim, dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian, Shkëlqesisë së Tij Zotit Luigi Soreca, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, datë 25.11.2020

Sot, në datën 25.11.2020, Zonja Vitore Tusha, Anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Zëvendëskryetare e KED, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj Gjykate, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj Zonjën Yuri Kim, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian, Shkëlqesinë e Tij Zotin Luigi Soreca. Në këtë takim merrnin pjesë edhe Zonja Agnes Bernhard, Shefe e Misionit EURALIUS, dhe Zonja Michelle Lakomy, këshilltare ligjore rezidente pranë OPDAT.
Pasi i falenderoi Ambasadorët për vizitën, si dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, Zonja Vitore Tusha bëri një ekspoze të veprimtarisë aktuale të institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurisë së procesit të përzgjedhjes, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë takimit Ambasadorët rishprehën angazhimin dhe kontributin e tyre, duke evidentuar rëndësinë jetike që mbart ringritja dhe rivënia sa më shpejt në funksionim e Gjykatës Kushtetuese për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe ecjen përpara në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

image1 image2

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.