| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë pune e delegacionit të Shoqatës Botërore të Juristëve, Tiranë 5-8 tetor 2024

Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, një delegacion i Shoqatës Botërore të Juristëve, i përbërë nga z. Javier Cremades, Kryetar i Shoqatës Botërore të Juristëve & World Law Foundation, znj. Angela Montoya, Drejtore Ekzekutive e World Law Foundation, z. Gabriel Fernandez, përfaqësues i Shoqatës Botërore të Juristëve në selinë e OKB-së në Gjeneve dhe Këshilltar ndërkombëtar i World Law Foundation, si dhe znj. Helena Cremades, aktiviste e Shoqatës Botërore të Juristëve, po zhvillon një vizite pune në Tiranë, në datat 5-8 tetor 2024.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i Shoqatës Botërore të Juristëve ka zhvilluar takime me trupën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me Kryetarin dhe anëtarë të Gjykatës së Lartë, si dhe me Kryetarin dhe përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Emëruesi i përbashkët i diskutimeve gjatë këtyre takimeve ishte rëndësia që mbart për çdo vend demokratik forcimi i shtetit të së drejtës, mbrojtja dhe garantimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Ky qëllim i përbashkët përkon edhe me misionin që ka synuar të përmbushë kjo Shoqatë që prej krijimit të saj, në vitin 1963, si një forum i lirë dhe i hapur, ku gjyqtarë, avokatë, lektorë të së drejtës nga e gjithë bota të mund të punojnë së bashku për të forcuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e drejtësisë nën moton "Për një botë ku sundon ligji, dhe jo forca".

Po ashtu, Shoqata Botërore e Juristëve organizon periodikisht kongrese botërore të drejtësisë ( World Law Congresses) në vende të ndryshme të botës, dhe gjatë kësaj vizite është diskutuar edhe mundësia e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me këtë Shoqatë, me qëllim realizimin në Shqipëri të Kongresit Botëror të Drejtësisë në vitin 2027.

Për delegacionin e Shoqatës Botërore të Juristëve u organizua edhe një program social në qytetin muze të Beratit me qëllim njohjen me një pjesë të historisë dhe trashegimisë sonë kulturore.

07 07

07 07

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.