| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Konference Ndërkombëtare me temë "Ndarja dhe balancimi i pushteteve - roli i kontrollit kushtetues" me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese

Me rastin e 20 vjetorit të krijimit të saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë organizoi Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Ndarja dhe balancimi i pushteteve – roli i kontrollit kushtetues,” e cila mblodhi së bashku të ftuar të shquar dhe delegacione nga gjykatat kushtetuese të disa vendeve të Evropës dhe Afrikës. Gjithashtu, në sesionet e punimeve të konferencës ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorë të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, deputetë, konstitucionalistë të njohur dhe përfaqësues të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Në konferencë ishin të ftuar dhe morën pjesë një delegacion i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i kryesuar nga Kryetari i kësaj gjykate, Sir Nicolas Bratza, si dhe  Z. Gianni Buquicchio, President i Komisonit të Venecias.

Në ceremoninë e hapjes së Konferencës  morën pjesë drejtuesit kryesorë të shtetit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bamir Topi, Kryetarja e Parlamentit, Znj. Jozefina Topalli, dhe Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha, të cilët përshëndetën dhe dhanë mesazhet e tyre në 20-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.