| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese te Turqise, Z.ZÜHTÜ ARSLAN, nje delegacion i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, i përbërë, nga Z.Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykates Kushtetuese, dhe Z. Aleksander Toma, Drejtor i Kabinetit te Kryetarit, morën

Me ftesë të Kryetarit të  Gjykatës Kushtetuese te Turqise, Z.ZÜHTÜ ARSLAN, nje delegacion i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, i përbërë, nga Z.Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykates Kushtetuese, dhe Z. Aleksander Toma, Drejtor i Kabinetit te Kryetarit, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 56 vjetorit te krijimit te Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.
Në kete aktivitet, u mbajt Simpoziumi me temë  “Vleresimi i pese viteve te Ankimit Individual ne Gjykaten Kushtetuese te Turqise”, ne ambjentet e kesaj Gjykate. Simpoziumi u zhvilluan me dy seanca, tema e pare qe u diskutua ishte "Efektet e ankimeve Individuale ne Interpretimin e Kushtetutës" dhe tjetra "Efektet e ketyre Vendimeve në Sistemin Gjyqësor"
Gjatë ditës së dytë u zhvillua "Simpoziumi për të Drejtat e Njeriut", "Seksionet mbi Efektet e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi vendimet e GJEDNJ-së dhe Vlerësimi i Përgjithshëm dhe Statistikat mbi Vendimet Individuale të Aplikimit .
Në këtë aktivitet morën pjese, Kryetarë te Gjykatave Kushtetuese, te vendeve te ndryshme, Gjyqtarë kushtetues, Akademikë të fushës si dhe të ftuar te tjerë, Kryetari Dedja mbajti nje reference, mbi legjislacionin dhe praktiken shqiptare per temat e diskutuara.
Ne fund te aktivitetit Presidenti i Turqise Rexhep Taip Erdogan, shtroi nje darkë për nder të delegacioneve pjesmarrëse.
Më pas aktiviteti u shoqerua dhe me një program social.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.