| Bookmark and Share

Njoftime të vitit 2014

Rezultate 1 - 10 / 20
16.12.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 16.12.2014 pasi shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit. Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave; Këshilli i Lartë i Drejtësisë Objekti: Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar.
16.12.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me: Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave Objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën, i nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”. Pezullimi i zbatimit të dispozitave të ligjit, objekt i kësaj kërkese, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese,
15.12.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me: Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave Objekt: 1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. 2) Pezullimin e ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,
03.12.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 03.12.2014, shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave. Objekti: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
24.11.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me subjekte të interesuar: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave, dhe me objekt: “Deklarimi i kushtetutshmërisë së fjalisë së dytë, të paragrafit të pestë të nenit 610 të Kodit të Procedurës Civile “Kur titulli ekzekutiv është një akt për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare dhe gjykata ka vendosur pezullimi e ekzekutimit të vendimit, masa e pezullimit konsiderohet si e rënë nga fuqia me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit të pezullimit”.
11.11.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
24.09.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 24.09.2014, shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit. Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë. Objekt: 1. Interpretimi i neneve 65/1 dhe 78/2 të Kushtetutës. 2. Konstatimi i pavlefshmërisë së mbledhjes së përgjithshme të deputetëve (seancës plenare) të datës 20.02.2014 të thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkelje të rregullave procedurale që garantojnë një proces të reegullt ligjor, lidhur me këto çështje: a) vendimin e Kuvendit nr.12/2014 “Për shpalljen si të pavlefshëm të vendimit nr.1/2013 të Kuvendit “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”; b) vendimin e Kuvendit nr.13/2014 “Për mosmiratimin e propozimit të Presidentit të Republikës me Dekretin nr.7928, datë 16.1.2013 “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”; c) vendimin e Kuvendit nr.14/2014 “Për zgjedhjen e Inspektorait të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”. Bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,
17.09.2014
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me datën 17.09.2014, shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë. Subjekte të Interesuara: KËSHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E FINANCAVE KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE Objekt: 1. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”. 2. Pezullimin e vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
01.07.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me: Kërkues:Bashkia e Tiranës. Subjekte të Interesuara: Këshilli i Ministrave; Këshilli Kombëtar i Territorit. Objekt: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore, Bashkia Tiranë, dhe pushtetit qendror, Këshill i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit. 2. Shqyrtimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të vendimit nr. 5, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në zonat me rëndësi kombëtare të trashëgimisë kulturore dhe historike”. 3. Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 5, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
25.06.2014
Shqipëria nga dje, me 24 Qershor është kandidate zyrtare për t'u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë í bashkohet entuziazmit të popullit shqiptar për këtë moment të veçantë, në aspiratat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Rezultate 1 - 10 / 20

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.