| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Qershor 2023

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit “Shfuqizimin e ligjit nr.50/2022 "Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, si të papajtueshëm me Kushtetutën, me Konventën e Parisit “Për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore”, e ratifikuar nga Shqipëria në datë 10.07.1989 (në vijim “Konventa e Parisit”) dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore. Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, derisa të shqyrtohet çështja dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”. 15 Qershor, 2023 10:00
2. 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën si dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të Ligjit nr. 145/2020 “Për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të R.SH-së dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”; si dhe 2. Pezullimin e zbatimit të Ligjit nr. 145/2020 “Për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të R.SH-së dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”. 14 Qershor, 2023 10:00
3. Anila Hoxha, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Avokatura e Shtetit. “Shfuqizimi e vendimit të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë nr. 240, date 16.06.2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimin e fjalisë në nenin 482, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Civile “Sekretaria e Gjykatës së Lartë shpall listat e shqyrtimit të rekurseve të paktën 15 ditë përpara datës së shqyrtimit” dhe në nenin 61, pika 2 e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të fjalisë “Sekretaria e gjykatës njofton me shpallje ditën dhe orën e shqyrtimit të rekursit, si dhe përbërjen e trupit gjykues të paktën 15 ditë përpara.”. 12 Qershor, 2023 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.