| Bookmark and Share

Vizitë pune e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Tribunalin Federal të Zvicrës, 7 - 8 shtator 2023

Në datat 7 - 8 shtator 2023, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjyqtarët znj. Sonila Bejtja, z. Sandër Beci, z. Ilir Toska, z. Gent Ibrahimi, si dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, zhvilloi një vizitë pune pranë Tribunalit Federal të Zvicrës në Lozanë, Zvicër.

Gjatë takimit me Kryetarin e kësaj gjykate, z. Yves Donzallaz, ai bëri një prezantim të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Tribunalit Federal dhe më pas u vijua me ndarjen e përvojave respektive nëpërmjet prezantimeve të paraqitura nga gjyqtarët, respektivisht, z. Gent Ibrahimi për “Kontrollin kushtetues të akteve normative” dhe znj. Sonila Bejtja për “Ankimin kushtetues individual”, ndërkohë që kolegët zviceranë prezantuan lidhur me temat e “Ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së gjyqësorit” dhe “Publikimin e vendimeve dhe marrëdhëniet me median”.

08  08

08

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.