| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

27 qershor 2008

Komisioni i Venecias, ka organizuar në datat 26-27 qershor 2008 takimin e nëpunësve ndërlidhës të gjykatave kushtetuese evropiane e më gjerë. Ka qenë Tirana dhe Gjykata Kushtetuese Shqiptare  pritëset e aktivitetit që synon forcimin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese.

Në seminar morën pjesë gjyqtarë dhe përfaqësues nga gjykatat kushtetuese të Evropës e më gjerë.

"Drejtësia kushtetuese e krahasuar" ishte tema ku u fokusua seminari dhe që solli në vëmendje të pjesëmarrësve përvojat e  punës së gjykatave kushtetuese. Seminari ishte njëherësh një tryezë bisedimesh mbi rrugët e përmirësimit dhe krijimit të një klime bashkëpunimi sa më të efektshëm mes gjykatave kushtetuese, bashkëpunim, i cili merr rëndësi më të madhe në kuadër të krijimit dhe zgjerimit të BE-së dhe përafrimit të legjislacioneve.

Seminarin e  përshëndeti Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, z. Vladimir Kristo, i cili falënderoi Komisionin e Venecias për ndihmesën e vyer që i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese Shqiptare në punën e saj, nëpërmjet opinioneve. "Njohja dhe shfrytëzimi i kujdesshëm i arritjeve të drejtësisë kushtetuese evropiane janë bërë, - theksoi Kryetari Kristo, - praktikë rutinore e procesit përgatitor të vendimmarjes së Gjykatës Kushtetuese".

Më tej Kryetari dhe pjesëmarrësit në seminar ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën e hapave të tjerë të rëndësishëm në bashkëpunimin mes gjykatave kushtetuese, dhe gjykatave kushtetuese dhe Komisionit të Venecias.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si pjesë e organizimit të këtij seminari, u kujdes për të ofruar për pjesëmarrësit gjatë ditëve të qëndrimit dhe një tablo pozitive dhe  mbreslënëse të Shqipërisë, duke i motivuar ata për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.