| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

NJOFTIM

Më datë 01.03.2011, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi kërkesën e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, me objekt shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të ligjit nr.10308 datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar” dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtoi kërkesën për pezullim, vendosi:

- Pezullimin e zbatimit të neneve 2, 3, 5 të ligjit nr.10308 datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar”.
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.