| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

NJOFTIM PËR MEDIAN

 Gjykata Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në datën 01.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
 
KËRKUESE:  SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT, DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
 
SUBJEKTE TË INTERESUARA:  KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE
 
OBJEKTI:  - Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
-  Shpallja si e papajtueshme me Kushtetutën e pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
 - Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 
 
Gjykata Kushtetuese, e Republikës së Shqipërisë pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të nenit 131/a dhe 134/h të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
 
VENDOSI:
 
- Pranimin pjesërisht të kërkesës, duke shfuqizuar vetëm nenin 18 të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
- Refuzimin e kërkesës për nenin 27 të ligjit (ndryshuar me nenin 14).
- Rrëzimin e kërkesës për pjesët e tjera.
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.