NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në datën 01.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
KËRKUESE: SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT, DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
SUBJEKTE TË INTERESUARA: KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE
OBJEKTI: - Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
- Shpallja si e papajtueshme me Kushtetutën e pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
- Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese, e Republikës së Shqipërisë pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të nenit 131/a dhe 134/h të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
- Pranimin pjesërisht të kërkesës, duke shfuqizuar vetëm nenin 18 të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
- Refuzimin e kërkesës për nenin 27 të ligjit (ndryshuar me nenin 14).
- Rrëzimin e kërkesës për pjesët e tjera.