| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 03.11.2016 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me pale:
 
Kërkuese:  Gjykata e Apelit Durrës
 
Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave;
 
Objekti:  Kontrolli i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 469/4 të Kodit Civil të vitit 1929 (pasojat që prodhon ende) me këtë përmbajtje: “Por në rast që fëmijët e adoptuem ose të paslindurit e tyre konkurrojnë me të atin ose me amën e adoptuesit, ose me të dy bashkë, këta të fundit trashëgojnë një të tretën, dhe kur konkurrojnë me motrën ose me vëllamë e adoptuesit ose me të dy bashkë, trashëgojnë një të katërtën.”; nenit 486, paragrafët 1,2, dhe 3 të Kodit Civil (pasojat që prodhojnë ende) me këtë përmbajtje: “Kur bashkëshorti lë fëmijë legjitimë, bashkëshorti tjetër merr si trashëgim uzufruktin e një pjese trashëgimore baras me atë të secilit fëmijë, duke u llogaritë edhe bashkëshorti vetë në numrin e fëmijëve. Në qoftë se me bashkëshortin konkurrojnë fëmijë natyralë dhe legjitimë, uzufrukti i bashkëshortit asht një pjesë baras më atë që i takon secilit nga fëmijët legjitimë. Kjo pjesë uzufrukti në asnjë rast nuk mundet me qenë ma e madhe se ¼ e trashëgimit, dhe mund të shpërblehet në mënyrën e  caktueme në nenin 548.”     
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 134/dh e 145/2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, si dhe në nenin 68 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
 
VENDOSI:

 
- Rrëzimin e kërkesës.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.