| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 14.12.2016, mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkuese:    Shoqata e Bingos Tradicionale Shqiptare
 
Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
 
Objekti:  Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i neneve 5 dhe 71, pika 2 të ligjit nr.155/2015, datë 21.12.2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura me shkrim nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 72 dhe 73/4 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
 
VENDOSI:

- Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.