| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seanca gjyqësore Dhjetor 2015

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Urbain Masena (mbi bazë dokumentash) Dallëndyshe Haruni (Hristopulo), Zyra e Përmbarimit Tiranë Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.9376, datë 03.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë brenda një afati të arsyeshëm nga autoritetet e ngarkuara nga ligji. Konstatimin e shkeljes së nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në dëm të kërkuesit për shkak të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.9376, datë 03.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes familjare nr.9658, datë regjistrimi 01.04.2014 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, brenda një afati të arsyeshëm. 15 Dhjetor, 2015 10:00
2. Petref Halili (mbi bazë dokumentash) Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vlorë, Bashkia Vlorë, KRRT Bashkia Vlorë, Agjencia e Legalizimit e Integrimit Informal ALUIZNI Qarku Vlorë, Avokatura e Shtetit 11 Dhjetor, 2015 11:00
3. Xhevdet Aliaj (mbi bazë dokumentash) Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.00-2014-3734 (712), datë 18.12.2014 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 10 Dhjetor, 2015 10:00
4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë (mbi bazë dokumentash) Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë Shfuqizimi si antikushtetues i pjesës së fundit të fjalisë së parë të nenit 458 të Kodit të Procedurës Civile, ku disponohet “përpara gjykatës që ka dhënë vendimin”, pasi vjen në kundërshtim me nenet 42/2 dhe 135 të Kushtetutës dhe me Vendimin 31/2012 të Gjykatës Kushtetuese. 09 Dhjetor, 2015 10:00
5. Konxhe Lakra (Xhaja), Hysen Dudia (mbi bazë dokumentash) Gjykata e Apelit Tiranë Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.94, datë 02.02.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2014-496 (44), datë 23.01.2014 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Lënia në fuqi e vendimit nr.9511, datë 27.12.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 03 Dhjetor, 2015 10:00

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.