| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët mes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me temë “Reformat dhe zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, 5 dhe 6 prill 2017

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe në vazhdën e një sërë aktivitesh të përbashkëta të zhvilluara mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në datat 5 dhe 6 prill 2017 u zhvillua në Kosovë një tryezë e përbashkët me temë “Reformat dhe zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj gjykate, zoti Kujtim Osmani, përbëhej nga Drejtori i Kabinetit, Zoti Aleksandër Toma, këshilltarë ligjorë, drejtorë të drejtorive, shefa sektori dhe disa prej specialistëve të kësaj gjykate.
 
Tryeza e përbashkët i hapi punimet me fjalët përshëndetëse të sekretarëve të përgjithshëm të të dyja gjykatave, të cilat u pasuan me referime nga përfaqësuesit e këshilltarëve ligjorë dhe drejtuesit e strukturave përkatëse, duke u fokusuar në problematikat dhe ndryshimet e sjella nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
 
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të punimeve, përveç temave të programit, u shkëmbyen dhe përvoja të ndryshme në fushën e organizimit dhe të funksionimit të gjykatave kushtetuese.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.