| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 19 - 21 Nëntor 2014

Në datat 19 - 21 nëntor 2014, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës zhvilloi një aktivitet të përbashkët në qytetin e Pogradecit.

Pas fjalimeve përshëndetëse të të dy Sekretarëve të Përgjithshëm, Z. Kujtim Osmani dhe z. Milot Vokshi, në këtë aktivitet u prezantuan praktikat e të dy gjykatave në lidhje me “Respektimin e të drejtës për informim në shqyrtimin e kërkesave që paraqiten në Gjykatën Kushtetuese”.

Për palën kosovare prezantuan z. Nexhat Kelmendi dhe z. Bardhi Bokshi, këshilltarë ligjorë, ndërsa për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Noela Ruço dhe znj. Ela Elezi, nga Drejtoria e Studimeve dhe Botimeve si dhe z. Kujtim Sheshi, Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.