| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

26 Nëntor 2009

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në datë 26.11.2009, mori në shqyrtim paraprak kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Social-Demokrate, Partisë Demokracia Sociale, Partisë Demokristiane, Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Partisë G99, me objekt: “Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese çmon se, bazuar në nenin 31 të Ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtim gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 31 dhe 52/3 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

- Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë.
- Rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese.
- Pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.
- Seanca plenare do të zhvillohet me datë 8 dhjetor 2009, ora 10.00.

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.