| Bookmark and Share

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 02.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
 
Kërkues:  Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare.
 
Subjekt i interesuar:  Këshilli i Ministrave.
 
Objekti:  Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”. Pezullimi i zbatimit të pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” deri në përfundim të gjykimit.

Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/c dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

- Pranimin pjesërisht te kërkesës.
- Shfuqizimin e pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.