| Bookmark and Share

NJOFTIM PËR MEDIAN


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 09.03.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues:  Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim, Shoqata e Tregtarëve të Armëve dhe Materialeve të Gjahut
 
Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,
Këshilli i Ministrave, Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri
 
Objekti:  Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.61, datë 02.06.2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 49, 51, 51/a, 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
 
V E N D O S I:

- Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.