| Bookmark and Share

Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Z.Hajredin Fuga

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare juristi i shquar dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Z.Hajredin Fuga.

Z.Hajredin Fuga u lind në 15.02.1936 në Berat. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1959. Gjate karrierës së tij profesionale, z.Hajredin Fuga ka shërbyer si prokuror rrethi dhe prokuror apeli, Drejtor në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe si pedagog i të drejtës penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Në vitet 1998-2001 Z.Hajredin Fuga ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, detyrë të cilën e ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm.
 
Me ndarjen nga jeta të Z.Hajredin Fuga, drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquar. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur.

 

 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.